Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, leku u zhvlerësua ndaj valutave kryesore euro dhe dollar përkatësisht me 0.04 lekë dhe 0.40 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 125.59 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane me 108.42 lekë.

Në këmbim me lekun pozitat i ka forcuar edhe franga zvicerane, jeni japonez, lira turke dhe disa valuta të tjera.

Ekspertët shprehen se, vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë për të mos lejuar një mbiçmim të shpejtë të lekut duket se ka nisur të japë efektet, ku shumë valuta si euro apo dollari amerikan po rekuperojnë disa prej humbjeve të këtyre javëve.

Kursi sipas Bankës Qendrore: