Në kuadër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet aktualisht në Rusi është rikthyer në vëmendje një letër e diktatorit Enver Hoxha drejtuar kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit, Joao Amazonas pas triumfit në Botërorin e 1970 që u mbajt në Meksikë.

“Urime për fitoren e Kampionatit botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullit brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit. Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit brazilian dhe kombëtares së tij të futbollit. Rroftë populli brazilian. Lavdi marksizëm-leninizmit

Me respekt Enver Hoxha

Tiranë 15.08.1970.