Partia Socialiste do ta vijojë turin e saj të takimeve të llogaridhënies publike edhe jashtë Shqipërisë.

Ditën e nesërme, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, dhe deputetët Jurgis Çyrbja e Luan Harusha do të zhvillojnë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali.

Takimi do të bëhet në Romë dhe do të jetë i pranishëm edhe Sekretari për Emigracionin në PS, Stefan Çipa.

Nuk ka ende një plan për të bërë një takim të tillë në Greqi apo diku tjetër ku ka shqiptarë.

Turi i llogaridhënies ka filluar në 1 maj e përfundon në 30 qershor.