Lëvizja Socialiste për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës, me ndryshimin e ligjit për koncesionet.

Në një intervistë për Tema TV, Naço la të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh.

Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.

Ish-ministri i Drejtësisë i quajti spekulime deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se është në negociata zyrtare me LSI-në.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në “Facebook” tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë pazari me Partinë Socialiste./TEMA TV/j.j