Akuzat indirekte të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që atakonte ish-kryeministrin Berisha duke i kujtuar se s’mund të pranonte këshilla nga ata që kishin trafikuar naftë për të mbushur tanket e Millosheviçit që u zbrazën pa mëshirë mbi popullin e Kosovës, i ka interpretuar sot edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nëpërmjet kreut të grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kjo forcë i del në mbrojtje Berishës dhe sulmon Thaçin duke e cilësuar armik të shqiptarëve

“Kufijtë janë në rregull.

Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.

Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj.

Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Është në krizë ekonomia.

Është i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para të pista shumë bile.

Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.

Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.

Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet.

‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve”.