1. Rishikoni se si ka shkuar dita juaj dhe ndjehuni mirënjohës për atë që keni.

Pra kaloni disa minuta në shtrat duke pasur parasysh ditën tuaj, gjërat që kishin shkuar mirë, njerëzit me të cilët keni kaluar ditën. Kujtoni momentet e bukura dhe kënaquni për disa minuta me ta.

2. Merr vendim me zë të lartë brenda vetës për gjërat që ju doni t’i përjetoni nesër.

Mendoni çfarë duhet të bëni për të përmirësuar një detaj që po ua prish ditën? Identifikoni këtë detaj dhe përsëriteni disa herë me zë brenda vetës që ta ngulitni në kokë.

3.Mbani një ditar të vogël afër vetes dhe shkruani gjërat që do t’i bëni të nesërmen.

Planifikoni jetën tuaj, mos jeto sot për nesër.

4. Merrni frymë thellë dhe meditoni mbi trupin tuaj.

Meditimi duhet të përqendrohet në të gjitha pjesët e trupit tuaj, në ballin tuaj, në bërryla, në këmbët tuaja, në thonjtë e tu etj.

5. Dhuroni dashuri

Putheni partnerin tuaj para se të flini, jepni fëmijës suaj një përqafim. Dhe flini të qetë pa stres dhe pa mendimin se ndoshta dita juaj nuk ka shkuar mirë.j.j