Opozita nuk merr pjesë në seancën e sotme, ku maxhoranca do të diskutojë një projektligj “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Nismë, e cila do të lejojë Shkollën e Magjistraturës të emërojë magjistratët e rinj, edhe pse nuk është miratuar ende Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Votimi i projektligjit kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka.

Që ndryshimet në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të miratohen, shumicës parlamentare i duhen vota në radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përmes një reagimi, opozita theskon se nuk do të marrë pjesë në Kuvend, pasi do të protestojnë për Teatrin, por në seancë do jenë kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho dhe nga radhët e LSI, Petrit Vasili.

Siç duket, bojkoti i seancës vjen edhe nga frika e rrjedhjes së votave, pasi opozita shpesh herë ka qenë e përçarë në qëndrimet e saj.