U nda nga i fejuari biznesmen dhe nuk kaloi shumë kohë që të gjente mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën dhe e ka bërë për vete.

Këto të thëna nga statuset e Marina Farës në Instagram plot pasion dhe ndjenja, ku bukuroshja e showbiz-it e ka mbajtur të fshehtë identitetin e mashkullit që ka në krahë.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Marina Fara e ka lënë pas periudhën e sekreteve duke treguar në publik me disa imazhe të reja se si duket i dashuri saj.