Greqia dhe Maqedonia arritën sot një marrëveshje historike. Pas negociatave të shumta mes palëve, dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras zyrtarizuan akordin për emrin e ri të vendit fqinj.

Nga sot do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Marrëveshja zgjidh problemin që zgjaste prej disa dekadash mes dy vendeve, që i ka pamundësuar Maqedonisë anëtarësimin në NATO.

Deri në zyrtarizimin përfundimtar, pritet ratifikimi i marrëveshjes nga parlamenti dhe ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë.

Pas dakordësisë mes vendeve fqinje ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka përshëndetur marrëveshjen ndërsa ka përgëzuar dy homologët Cipras dhe Zaev.

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen .Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, shkruan Rama.j.j