Largimi i Kristiano Ronaldos nga Real Madridi, duket se i ka prekur shumë futbollistët e tjerë dhe këtë e tregon Marselo i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, betohet se nuk e ka menduar kurrë largimin e tij. Ai i uron suksese sulmuesit portugez, duke shtuar se asgjë në këtë botë nuk është e përhershme.

Ronaldo i cili ka firmosur me Juventusin, duket se nuk do të jetë i vetmi pasi mediat italiane raportojnë se torinezët janë të interesuar për shërbimet e Marselos. Vetë ky i fundit, gjatë ditës së sotme ka filluar të ndjekë Juventusin në “Instagram”.

“Eh Kris, kush e kishte menduar se do të shkruaja këto fjalë. Të betohem se nuk ma kishte marrë mendja se do të largoheshe nga këtu por në këtë botë asgjë nuk është e përhershme.

Do t më mungojnë shumë bisedat me ty dhe momentet para finaleve kur me përvojë tënde, na siguroje se gjithçka do të shkonte mirë. Do të më mungosh, sepse je lojtari më i mirë.

Kur të tërhiqem nga futbolli, do të ulem diku me një birrë para dhe do të mendoj të gjitha momentet që kemi kaluar bashkë te Reali dhe duke parë fotot tona”, shkruante mes të tjerash Marselo.