Moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu ka kurorëzuar mbrëmjen e sotme në martesë dashurinë me Frenklin.

Jona ka mbledhur familjarët, të afërmit e miqtë në një dasmë ku siç shihet atmosfera është shumë e gjallë. Në videon e publikuar nga një e ftuar, Jona shihet duke kërcyer me fustanin e bardhë të nusërisë teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.

Në video shihet edhe bashkëshorti i saj Frenkli që po kërcen pranë saj teksa Jona shfaqet e buzëqeshur si gjithmonë.