Një maskër e vërtetë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Vlorë.

Në fshatin Resulaj të bashkisë Selenicë ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ku kanë mbetur të vdekur 8 persona.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti. Burime nga policia bejne me dije se autori i masakrës eshte nje 24 vjecar i identifikuar si Ritvan Zykaj. Forcat speciale jane vene ne ndjekje te tij.

Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Viktimat janë nga dy familje të fisit Zykaj me të cilët ai kishte lidhje.

Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë. Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.

Burime thanë se autori dyshohet me probleme mendore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë.

Emrat e 7 prej 8 viktimave:

Bëhet fjalë për shtetasit; Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec).

Policia: Kujdes! Autori është i rrezikshëm, si të veproni nëse e shihni

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhejs së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në munrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Njoftimi paraprak policisë për ngjarjen:

Selenicë, Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.