Ngjarja tronditëse e Selenicës që ndodhi pak orë më parë, ka shokuar mbarë opinionin publik. Ndërkohë, ish deputeti i PS, Namik Dokle ka reaguar në rrjetin social, Facebook, lidhur me masakrën e Selenicës, duke parashtruar pyetjen se çfarë duhet duhet bërë pas masakrës tragjike.

Dokle shpreh dhimbje për viktimat, duke thënë se ky është një lajm tronditës dhe një tragjedi e madhe në familjet e tyre. Nga ana tjetër Dokle propozon që të mblidhet urgjent parlamenti.

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat. Cfare duhet bere pas kesaj?

1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.
2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.
3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.
4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.
TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!

Postimi i Namik Dokles në Facebook