Evropa duhet të gjejë një “ekuilibër të ri” në raport me SHBA në dritën e sfidave të paraqitura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, tha sot ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass.

Ndër sfidat e vendosura nga administrata Trump, ai përmendi tërheqjen nga Marrëveshja e Klimës së Parisit, braktisjen e marrëveshjes iraniane, kërcënime me sanksione kundër partnerëve evropianë dhe proteksionizëm./e.e