“Cinizëm dhe Papërgjegjshmëri” më këto fjalë presidenti francez Emanuel Macron e akuzoi qeverinë italiane e cila mbylli portet duke penguar qindra emigrantë në bordin e një anije. Benjamin Griveaux, zëdhënësi i presidentit francez, deklaroi se “Në raste vështirësish, ata që gjenden më pranë vijës bregdetare kanë detyrën të përgjigjen”.

Kryeministri i ri i Italisë Giuseppe Conte, u përgjigj menjëherë  duke e quajtur qëndrimin e Francës ndaj emigranteve “hipokrit”.  “Kur vjen fjala tek emigracioni, janë ca vende që vetë preferojnë të kthejnë shpinën” deklaroi Conte.

640,000 të huaj, shumica afrikanë kanë hyrë në Itali gjatë 5 viteve të fundit. Qeveria italiane është shprehur se partnerët e saj të BE-së duhet t`ia lehtësojnë ca barrën. Debati nisi pas bllokimit pak ditë më parë nga Italia të anijes me mbi 600 emigrantë nga Afrika, të cilët më pas u pranuan nga Spanja./shqiptarja