Nga Naim Flamuri

Pjesë të Malit të Zi iu bashkëngjitën Shqipërisë në 1941, si Bellopoja, Pljevlja, Plava, Tutini, Plava, Gucia, Rozhaja, dhe Ulqini.

Shumica e muslimanëve, si Xhemal Koniçanin, u bashkuan me Shqiptarët e Ballit Kombëtar. Koniçanini, një Shqiptar nga Tutini, formoi batalionin e Sanxhakut, me ndihmën e Ministrit të Brendshëm, Xhaferr Deva. Koniçanini u identifikua me aspiratat e shtetit Shqiptar dhe ishte oficer i tij.

Haqif Blyta kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Novi Pazarit dhe anëtar i partisë së Nexhip Dragës, Xhemal Koniçanini dhe forca balliste, të organizuara nga Shaban Polluzha mundën me sukses forcat çetnike nga Novi Pazari dhe shpartalluan qendrën e tyre në Banja.

Me 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943, Regjenca emëroi qeverinë me kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore.