Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të premten i ka dërguar një letër Kongresit Amerikan, duke dhënë hollësi se në cilat vende janë të pranishme trupat amerikane, të cilët siç thuhet “po luftojnë në një luftë globale kundër terrorizmit”.

Sipas kësaj letre, ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga Nigeria dhe do të transferohen në disa vende të tjera ku është e pranishme ushtria amerikane, ndër to edhe në Kosovë.

“Operacionet aktuale të kryera nga Shtetet e Bashkuara me ndihmën e shumë partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të suksesshme, para së gjithash në Irak dhe Siri. Nëse do të jetë e nevojshme, si përgjigje ndaj kërcënimeve terroriste, do të miratojmë masa shtesë për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump.

Siç transmeton televizioni serb “BkTv”, në letrën e presidentit Trump, përveç Kosovës, si vende ku do të tjera ku mund të zhvendosen trupat amerikane nga Nigeria, përmenden edhe Afganistani, Iraku, Siria, Gadishulli Arabik, Jordania, Libia, Kameruni, Çadi, Nigeria, Filipinet, Egjipti, Guantanamo.

Nuk është përmendur numri i saktë i ushtarëve amerikanë në Kosovë, por vlerësohet se aktualisht janë rreth 690./e.e