Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Teksa drejtonte mjetin tip “Seat” me targa AA 041 BO në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, 25-vjeçari Indrit S., ka aksidentur dy këmbësorë, burrë e grua, dhe fëmijën e tyre 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ndërsa tre të aksidentuarit, çifti i bashkëshortëve K.V., 26 vjeç, dhe M.Sh., 25 vjeçe, dhe fëmija, të tre banues në lagjen “Skëndërbej”, janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.