Mercedes AMG R50 – “i jashtëzakonshëm”

0

Shefi i sektorit për dizajn në kompaninë “Daimler” thotë se modeli i ri i kompanisë do të jetë shumë special.

I koduar si “R50”, hiperautomobili i ri i Mercedes-AMG, sipas Gorden Wagener do të jetë “model shumë i pastër, por shumë ekstrem”.

Ai është ëndërr e dizajnuesve dhe me performanca të jashtëzakonshme, sipas kompanisë gjermane.

Ajo që deri tani dihet është se automobili i Mercedes-AMG do të ketë motor 1.6-litërsh të përdorur nga modelet e Formula 1. Ai pritet të ketë rreth 1000 kuajfuqi dhe do të vijë në sasi të limituar prej 200-300 njësish.

Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 2.4 milionë euro, dhe pritet të publikohet në shtator.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU