Për të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është bërë i mundur sigurimi 100% dhe shpërndarja e Herceptinës. QSUT ka njotuar sot se në Shërbimin Onkologjik është bërë i mundur vazhdimi i furnizimit pa ndërprerje dhe shpërndarja e Herceptinës për të gjitha pacientet që kanë nevojë për këtë medikament.

Përmes një reagimi për mediat, QSUT thotë se “Prej disa muajsh, pacientet e kanë marrë rregullisht Herceptinën në këtë shërbim, bazuar në protokollet e mjekimit dhe listat e mirëpërcaktuara nga mjekët onkologë. Për të patur një menaxhim korrekt dhe efikas të këtyre barnave, me qëllim që të mos ketë mbetje e teprica që nuk përdoren, pacientet janë orientuar në data të caktuara për të kryer kemio-terapinë intravenoze, gjithmonë në respekt të protokolleve mjekësore”.

Drejtoria e QSUT ka reaguar duke hedhur poshtë të gjitha aludimet për afera korruptive për barnat e shtrenjta, pasi sipas QSUT, kjo e fundit ka një sistem identifikimi të pacientëve që marrin këto barna duke bërë njoftimet e tyre sipas afateve të terapisë dhe protokolleve mjekësore në koordinim me mjekët.

“Medikamenti Herceptinë për herë të parë është siguruar 100%, duke garantuar trajtimin e të gjithë grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për këtë mjekim”, thuhet zyrtarisht nga QSUT.j.j