Luka Modriç nuk do largohet nga Real Madrid. Prej më shumë se 2 javësh tifozët e Interit kanë shpresuar që këtë verë të transferohet në ekipin e tyre mesfushori Luca Modric. Për kroatit ka patur me të vërtetë tratativa, por spanjollja “AS” së fundmi ka dalë me njoftimin se 32-vjeçari ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid.

Sipas këtij burimi futbollisti më i mirë i Botërorit ka qenë i tunduar nga oferta e zikaltërve që i ka ofruar një kontratë 4-vjeçare me 10 mln euro në sezon plus 2 vite të tjera te kinezët e Jiangsu Suning, skuadër e cila ka pronar të njëjtë me të Interit.

“AS” shkruan se kjo ka qenë dëshira e lojtarit që në fillim të kësaj historie pavarësisht se ai ka heshtur. Po sipas këtij burimi të afërm të lojtarit kanë konfirmuar se pas bisedës që ka patur me familjarët Modric ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Real Madrid.

Për ta bindur ‘galaktikët’ i kanë premtuar rritje rroge, pasi 6.5 milionë eurot që përfiton aktualisht janë larg asaj që merr Ramos dhe Bale, nga 11 milionë euro, apo Benzema dhe Kroos, nga 8.5 milionë euro.