Ish-shoku i ekipit të Cristiano Ronaldo-s, Ryan Giggs, mendon se transferimi i tij tek Juventus ka të bëjë me fiksimin e tij për të qenë më i mirë se Messi.

Ylli portugez ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 100 mln euro nga Real Madrid, duke firmosur për katër vite me Zonjën e Vjetër.

“U befasova që u largua nga Real Madrid për të shkuar në Itali,” shprehet Giggs për ITV Sport.

“Ai është i fiksuar për të qenë më i mirë se Messi. Tani ai mund të thotë ‘unë e bëra në Angli, e bëra në Spanjë dhe do ta bëj edhe në Itali…dhe e kam bërë me Portugalinë’.

“Kështu që mbase ky do të jetë argumenti kur njerëzit të pyesin nëse Ronaldo është më i mirë se Messi.”