Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka paralajmëruar se Nigeria nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, që ka ardhur vetëm për shëtitje në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

“Çelestët” kanë fituar të gjitha ndeshjet kundër argjentinasve në historinë e botërorëve, por në nëntor e panë veten në disavantazh 4-2 ndaj afrikanëve në një miqësore. Argjentina do të ndeshet me Nigerinë në ndeshjen e fundit të Grupit D, ku rivalët e tjerë do të jenë Islanda dhe Kroacia.

“Kroacia është një ekip i mirë me futbollistë që luajnë në kampionatet kryesor në Europë dhe kjo i bën të rrezikshëm, – tha Messi. – Por unë jam i shqetësuar edhe nga Nigeria. Afrikanët janë gjithmonë shumë të motivuar në Botërore dhe kjo është një skuadër kompakte dhe shumë e fortë fizikisht. Padyshim që nuk ka ardhur për shëtitje në Rusi. Duhet të bëjmë kujdes maksimal në ndeshjen e fundit ndaj tyre, që do të jetë vendimtare për vendin e parë në grup dhe kualifikimin tonë.”