Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar Partinë Socialiste me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj. Meta e cilëson PS një forcë politike shumë të rëndësishme, ndërsa uron lidershipin e saj, kryeministrin Edi Rama, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie.

Në një postim në ‘Facebook’, ish-aleati i PS i uron forcës më të madhe politike në vend suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta