Pas një javë spekulimesh Microsoft konfirmoi ditën e sotme se ka blerë GitHub, platformën popullore të kodimit.

Çmimi i blerjes është 7.5 miliardë dollarë. Në 2015-në, GitHub ngriti një investim prej 350 milionë dollarësh duke u vlerësuar atëherë me dy miliardë dollarë.

Ish-shefi ekezekutiv i Xamarin, Nat Friedman do të bëhet shef ekzekutiv i GitHub. Fakti që Microsoft zëvendësoi shefin ekzekutiv është një sinjal i qartë se do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Integrimin dhe Linkedinin.

Lexoni edhe:
Shkencëtarë shpikin atletet që karikojnë celularin

Microsoft tha se GitHub do të vijojë të jetë një platformë e hapur për të gjithë zhvilluesit nga të gjitha industritë.

Deri në mars të 2018-së, GitHub kishte 28 milionë zhvillues pjesë të komunitetit dhe 85 milion depo kodimi duke u bërë hosti më i madh në botë i kodit.

I vetmi burim të ardhurash i GitHub janë shërbimet me pagesë që variojnë nga 7 dollarë në muaj për përdorues në 21 dollarë në muaj për përdorues.