Ministri grek i Mbrojtjes dhe aleati kryesor në Qeveri i Kryeministrit Tsipras, Panos Kamenos kërcënon me zgjedhje të parakohshme në lidhje me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga zyrat e partisë së tij, Kamenos u shpreh se nuk duhet të përjashtohet populli grek nga kjo vendimmarrje. Dhe për këtë ka dy mënyra, shtoi Kamenos.

Ato janë me zgjedhje ose me referendum. Kamenos thotë se marrëveshja me Maqedoninë për emrin nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ratifikohet nga Parlamenti grek. Në këtë pikë, ministri grek i Mbrojtjes theksoi se kjo marrëveshje duhet votuar nga të gjithë 140 deputetët. Në të kundërt, do të duhet të pyetet populli, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme ose nëpërmjet referendumit. Panos Kamenos sjell në vëmendje edhe mosdekretimin e marrëveshjes nga Presidenti i Maqedonisë, i cili refuzoi ta firmoste.