Një ofertë e përbashkët turistike për Shqipërinë dhe Kosovën. Dakordësimi për një bashkëpunim në fushën e turizmit është diskutuar midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi dhe  ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, z.Bajram Hasani, gjatë takimit të mbajtur  në Prizren.

Ministri Klosi tha se palët do të punojnë në ndërtimin e një strategjie në mes dy vendeve në fushën e turizmit për të realizuar një ofertë të përbashkët përfshirë edhe vendet e Ballkanit.

Në këtë kuadër  ministri Ministri Bajrami  tha se pritet që në fillim të vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëhet hapja e sezonit turistik, për tërheqjen e sa më të madhe të turistëve nga vendi dhe rajoni. “Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t’i japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar”- u shpreh  tha ministri Hasani.

Në takimin e tyre  ministrat ndanë edhe zhvillimet më të fundit të sezonit turistik në Shqipëri  Miinistri Blendi Klosi u shpreh se është rritur me 17 përqind numri i turistëve këtë korrik krahasuar me vitin paraardhës, ku rritje ka patur edhe numri i pushuesve nga Kosova.

 “Kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve për të vizituar bregdetin shqiptar dhe ata me këtë besnikëri kanë përzgjedhur sivjet bregdetin shqiptar. Në Shqipëri 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri më 1 korrik sikurse vitin e kaluar, pavarësisht kushteve atmosferike që kanë qenë shumë të këqija. Në Shqipëri ka një shtim prej 17 për qind nga viti i kaluar”- u shpreh ministri Klosi duke shtuar se po punohet me problematikat e shfaqura gjatë këtij sezoni për të siguruar një mbarëvajtje më të mirë deri në fund të shtatorit.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se duhen politika të përbashkëta për të promovuar agro-turizmin, fshatrat turistikë dhe trashëgiminë kulturore. Ministri Hasani falënderoi ministrin Klosi për gatishmërinë në hartimin e infrastrukturës ligjore për turizmin në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij në Prizren ministri Klosi u takua edhe me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka ku u bisedua për një shkëmbim të mëtejshëm në fushën e turizmit dhe përgatitjen e oferte të përbashkët për veriun e Shqipërisë dhe juglindjen e Kosovës.

 Fjala e ministrit Klosi në takimin me ministri Hasani

Situata është shumë e mirë. Ne kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve kosovarë për të vizituar zonën e bregdetit shqiptar me po të njëjtën besnikëri. Edhe këtë vit famljarët kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar. Në statistikat tona turistike në Shqipëri ka një numër prej 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri në 31 korrik, po I njëjti numër si vitin e kaluar packa se kushtet atmosferike kanë qenë shumë të këqija si në Kosovë edhe në Shqipëri por duke sifduar edhe motin kemi pasur po të njëjtin frekuentim në plazhet tona. Në kufirin e Qafë Morinës, në pikën më të madhe hyrëse të familjarëve kosovarë në Shqipëri, ka një shtim prej 17% nga viti i kaluar. Korriku i këtij viti ka shënuar 390 mijë vizitorë të hyrë dhe krahasuar me vitin e kaluar është një numër që ka qenë 330 mijë, pra ka një numër 17% më shumë, pra të gjitha statistikat flasin për një politikë të kuruar drejt.

Ajo që na del detyrë është që ne të kemi mundësinë që  të bëjmë një program të përbashkët ndërmjet 2 institucioneve tona që politikat administrative ta ndjekin me korrektesë atë cfarë biznesi privat dhe shoqëria civile ka realizuar. Prandaj një grup i përbashkët do të kenë mundësi që deri në tetor të përgatisin një agjendë të përbashkët që t’ia paraqisim tur operatorëve në një takim të përbashkët për ta parë jo vetëm dy anët e bjeshkës si një të tërë por të kemi një mundësi që në të gjithë rajonin e Ballkanit të kemi oferta të përbashkëta. Është e palogjikshme që ne të mos hapemi në tregun rajonal, në tregun ballkanik dhe ofertat e qeverive tona të mos  jenë të përbashkëta me qeveritë e vendeve të rajonit

Fjala e ministrit Hasani

.Biseduam për bashkëpunimin në mes dy vendeve sa i përket fushës së turizmit. Biseduam sesi si të organizohemi dhe të bashkëpunojmë në të ardhmen edhe më mirë në fushën e turizmit. Shqipëria,  është e vërtetë që ka ecur mjaft mirë në strategjinë e saj për të zhvilluar turizmin. Edhe ne i kemi dhënë shumë rëndësi turizmit pas krijimit të departamentit dhe hartimit të ligjit të turizmit.

Biseduam me ministrin që në fillim të sezonit të vjeshtës që ndoshta në Brezovicë ose Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe nga aty të japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët pasi ka shumë vend për tu vizituar edhe nga turistët shiqptarë.

Diskutuam edhe për shqetësimet e disa deklaratave që kanë qenë përsa ipërket rritjes së cmimit, turistave , dhe natyrisht gjithnjë përzgjehdja është e drejtë e lirë dhe rajonit apo vendit ku aata zhvillojnë dhe është përzgjehdja e tyre,. Ne më shumë jemi të interesuar që të kenë siguri në aspektin e sigurisë,. ifrnastuktura tanimë është e mirë, për të udhëtuar bnë vendet në bregdetin shiqptar. unë falenderoj edhe njëherë ministrin klosi  për gadishmërinë për të bashkërpuanu me instituciont e kosovës, në hartimin e infrastrutkurës ligjore pasi e thamë që janë hapa nesh në fushën e turizmit

Fjala e ministrit  Klosi me kryetarin e Komunës së Prizrenit

Ndava me kryetarin opinione shumë pozitive përsa i përket gjithë sezonit turistik edhe shfrytëzimit tashmë masivisht të qytetarëve të Prizrenit por edhe të gjithë Kosovës të plazheve tona dhe natyrisht duke diskutuar edhe në detaje se cfaraë mund të bëjmë më mirë për sezonin që jemi në vazhdim për gjithë muajin e gushtit dhe shtatorit dhe po ashtu për të përgatitur një strategji që vitin tjetër i gjithë sezoni të shtrihet më shumë sesa në 2 -3 muaj dhe të kemi mundësi që problematikat të cilat janë shfaqur këtë vit të mos shfaqen vitin tjetër. Megjithatë ndaj një ndjesi shumë pozitive  që ne do të kemi shumë shpejt mundësinë që qytetarët që do të vizitojnë veriun e Shqipërisë dhe juglindjen e Kosovës të paraqisin së bashku ofertën turistike për të shfrytëzuar  zonën e Alpeve të Shqipërisë dhe të Kosovës në një ofertë të përbashkët turistike. Mndoj që agroturizmi dhe politikat tona të për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore mund të jenë një objekt  shumë interesant  për miliona tusitë që vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën së bashku gjatë sezonit turistik veror.