Ministria e Kulturës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta për ndarjen nga jeta pas një lufte të gjatë me sëmundjen, të Bekim Lumit, regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

“Regjisori Bekim Lumi njihet për shfaqjet e tij me karakter minimalist e eksperimental. Ai e ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatrore ndërkombëtare, në të cilat është nderuar me çmime të ndryshme. Para dy vitesh, ai, në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka krijuar shfaqjen “Nana dhe fëmija”, ndërkaq në Teatrin Laborator “Loja” shfaqjen “John Cage’s Hamlet”. Shfaqja e tij e fundit në Teatrin e Kosovës është “Arturo Ui” për të cilën është shprehur në një intervistë për Kult Plus : “Arturo Ui është gjakim i çdo regjisori dhe ëndërr e çdo aktori”, thotë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një postim në faqen zyrtare të institucionit.

Ministria e Kulturës shpreh ngushëllimet e thella familjes, të gjithë artistëve, miqve për këtë humbje të madhe të artit skenik shqiptar.