Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe i rrezikshëm për t’u frekuentuar.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo i është përgjigjur pyetjeve të opozitës ku tregon gjendjen e godinës aktuale dhe planin për ndërtimin e një të riu.

Ndër të tjera Kumbaro shprehet:

“Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë.

“Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë.

Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushtet teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale.

“Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi.

Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha Kumbaro.