Djathi është përgjegjës për ëndrrat tuaja të çuditshme

Disa njerëz mendojnë se djathi është burimi kryesor i ëndrrave të çuditshme dhe një studim britanik e ka konfirmuar këtë fakt. Pjesëmarrësit e studimit të cilët hëngrën djathë para se të flini gjumë, panë shumë ëndrra të çuditshme gjatë natës.

Lemza gjatë shtatzanisë tregon se foshnja do të lindë me flokëKy mit është konfirmuar kohët e fundit nga shkencëtarët e spitalit ‘John Hopkins’ nga Baltimore. Sipas studimit, sasia më e madhe e hormoneve gjatë shtatzënisë që shkakton lemzën, stimulon njëkohësisht edhe rritjen e flokëve.

Hëna e plotëKa histori të ndryshme  rreth hënës së plotë. Sipas studiuesve ka një lidhje të ngushtë midis formës hënore dhe gjendjes emocionale të njeriut. Një studim ka treguar se njerëzit bëjnë një gjumë jo të qetë gjatë kohës kur hëna është e plotë.

Plumbi nxirret me plumb

Ju ndoshta keni dëgjuar se mënyra më e mirë për të kaluar një hangover është të pini sërish alkool në mëngjes. Sipas shkencëtarëve kjo është diçka shumë  e vërtetë. Konsumimi i sasive të vogla të alkoolit pasi keni pirë tërë natën, lehtëson gjendjen tuaj. Nëse keni pirë shumë alkool, pini një gotë të madhe me ujë para se të flini gjumë.

Një mollë në ditë i thotë doktorit ik

Mollët janë me të vërtetë të shëndetshme. Një studim i kohëve të fundit analizoi efektet e 1 molle në ditë te 50 njerëz. Rezultatet treguan se ky frut parandalon deri në 8500 raste të goditjeve në tru.

Foshnjat meshkuj gjuajnë më shumë se femrat

Sipas studimit të realizuar në Irlandë, meshkujt gjuajnë më shumë në shkelm kur janë në barkun e nënës dhe kjo e bën më të vështirë procesin e lindjes. Poashtu, koka e madhe e djemve shkakton komplikacione dhe probleme gjatë lindjes./e.e