Greqia, për herë të parë ka pranuar komb maqedonas dhe gjuhë maqedonase për fqinjët tanë verior. Elemente që përfaqësojnë rrënjë të irredentizmit, tha lideri i partisë opozitare Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis në diskutimin e sotëm në Parlamentin grek, shkurtë para se të dorëzojë kërkesë për votëbesim të Qeverisë së kryeministrit Alexis Tsipras.

“A mund të më tregoni, pse në marrëveshjen tuaj, banorët e Maqedonsië Veriore do të quhen thjeshtë maqedonas dhe do të flasin maqedonisht?, e pyeti Mitsotakis kryeministrin Tsipras dhe e përsëriti qëndimin e tij se “pranimi i gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas janë lëshim i papranueshëm kombëtar”.

Mitsotakis e akuzoi kryeministrin grek se gënjen edhe në lidhje me atë se emrin e ri, Maqedonia Veriore, Greqia do ta përdorë pa përkthim në gjuhën greke, gjegjësisht ashtu si shqiptohet në gjuhën maqedone, sepse diçka e tillë nuk është cekur në tekstin e marrëveshjes me Maqedoninë./e.e