Për ata që kërkojnë ta falsifikojnë historinë për të justifikuar tradhtinë kombëtare të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare ta quajnë “luftë civile”…

Fitim Çaushi

Debatet për karakterin çlirimtar të Luftës Antifashiste në Shqipëri, janë zhvilluar në mënyrë ciklike gjatë 30 vjetëve të fundit, me pjesëmarrjen e forcave më të ndritura intelektuale të Shqipërisë si: Xhemil Frashëri, Kristo Frashëri, Xhelal Gjeçovi, Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo, etj. Por, ka ende mercenarë të fjalës që kërkojnë ta falsifikojnë historinë nëpër shkrime, libra dhe emisione televizive, për të justifikuar tradhtinë kombëtare të bashkëpunëtorëve të fashizmit, sikundër del edhe nga shkrimi i Dilaver Goxhajt në gazetën “Dita”

Dokumente për bashkëpunimin e ballisto-zogistëve me pushtuesit

Ndonëse në këto vite janë përdorur me shumicë dokumente të vetë aleatëve të koalicionit antifashist, anglo-amerikanëve, që e dëshmojnë qartësisht bashkëpunimin e ballisto–zogistëve me pushtuesit, mercenarët i kanë anashkaluar ato, duke përdorur interpretime subjektive për të përligjur doemos “luftën civile”, thua se kjo do t’ia rriste vlerën historisë së Shqipërisë! Në arkivat e Londrës dhe SHBA ka dokumente të shumta për forcat mercenare:

-Në muajin dhjetor 1943, shefi i misionit ushtarak anglez, gjenerali Deivis, vërtetonte plotësisht manovrën e nacionalisto-ballistëve: “Situata kohët e fundit bën të ngutshme demaskimin kolektivisht dhe me emra të Këshillit të Regjencës dhe të “Ballit Kombëtar”, të gjithë bashkëpunojnë me gjermanët” (FO 371/37145/1067/R15833)

-Prill 1944: “Trupat e Ballkomit siç është bërë i njohur u bashkuan me gjermanët në luftën kundër partizanëve…Ballkomi pranoi se shtabi ushtarak i tij ka dënuar me vdekje dhe ka pushkatuar njerëzit e kapur, të cilët ndihmuan partizanët…”( FO 371/45-3550/39/R7779)

-Prill 1944 – Informata të shërbimit të fshehtë britanik: “Shumë nga udhëheqësit e Ballit Kombëtar u bashkuan me administratën e re kukull…Ballkomi është akuzuar për gjermanizëm dhe dëshmia për këtë akuzë e rëndon plotësisht”(W.Bland – J.Price, vep e cit. f. 87, ddokumenti: FO 371/43550/106/R7719)

-Korrik 1944 – “Formacionet e shqiptarëve të organizuara dhe të paisura nga Balli Kombëtar me ndihmën e gjermanëve dhe bashkë me njësitë e ushtrisë gjermane kanë luftuar në përpjekje kundër Frontit NCL dhe partizanëve…Kjo marrëveshje midis gjermanëve dhe ballistëve ka miratimin e qeverisë qëndrore të Tiranës…Dokumentet e zëna xhandarmërisë balliste e vërtetojnë plotësisht këtë marrëveshje”(Po aty, f.88, dokumenti i departamentit të shtetit A 226/86033)

-Në nëntor 1944, shërbimi sekret amerikan informonte: “Partia e Ballit Kombëtar bashkëpunoi me gjermanët në luftën kundër Frontit NCL Ballistët, si një grup bashkëpunëtorësh me ta, po ua mbathin këmbëve bashkë me gjermanët”(dokumenti i departamentit të shtetit A. M1211/16/875.01/11-1344)

-Në nëntor 1945, Departamenti i Shtetit të SHBA konkludon: “Ka shumë dëshmi të marra nga shërbimi sekret britanik dhe amerikan, që Kupi dhe pasuesit e tij pas tetorit 1943 u ngatërruan në bashkëpunim me gjermanët dhe regjimin kukull të Tiranës”(Dokumenti i departamentit të shtetit A. 59/6866/875.01/LL-1445)

Sikundër shihet ka shumë dëshmi të shërbimit sekret britanik dhe amerikan për “ngatërrimin” e ballisto-zogistëve në bashkëpunim me gjermanët. Për ç’luftë civile duhen akuzuar komunistët shqiptarë, kur “nacionalistët” u bashkuan me pushtuesin dhe luftuan kundër popullit të ngritur në rezistencën antifashiste?!

Pikërisht në këtë situatë luftarake, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të Mesdheut, gjenerali Uilson, në qershor 1944, paralajmëronte: “Çdo përkrahje për ushtrinë gjermane kundër forcave të armarosura të Kombeve të Bashkuara, si dhe kundër gjithë atyre që janë në krah të Kombeve të Bashkuara me rezistencën kundër gjermanëve, janë të paralajmëruar se do të trajtohen si armiq edhe tani, edhe ditën e ardhshme të Çlirimit.”

Ky paralajmërim i komandantit të Forcave Aleate të Mesdheut, i klasifikon ballisto-zogistët që përkrahën gjermanët, si armiq edhe në ditët e çlirimit. E kuptuar kështu, ballisto-zogistët përbënin rrezikun që do t’i vinte Shqipërisë pas rënies së fashizmit nga ata. A quhet luftë civile zbatimi i orjentimeve të Kartës së Atllantikut dhe Komandanti Suprem të Forcave Aleate të Mesdheut nga Fronti Nacionalçlirimtar, për ata që u lidhën me pushtuesit nazistë?!

-Në 31 korrik Forca Ajrore Ballkanike i raporton Departamentit të Shtetit Amerikan: “Kupi ka deklaruar se do t’i rezistojë çdo lëvizjeje partizane drejt Veriut, afër zonës së tij të Matit dhe në veri të Tiranës, ai ka siguruar ndihmë gjermane në transport, municione dhe furnizime ushtarake”(W. Bland, J. Price, A Tangëll Web, f. 102, dokumenti i dep. të shtetit amerikan A M1211/16/875.01/7-3144)

Ky dokument provon se Abas Kupi me armatimet e siguruara nga nazistët gjermanë, ishte nxitës për një luftë civile në Shqipëri, ndonse në telegramin e zyës së Barit për Shqipërinë më 6 qershor 1944 thuhet: “Partizanët kanë fituar sensin e pushtetit dhe kanë zgjedhur edhe krerët qeveritarë”

Letra e Enver Hoxhës dërguar në Qarkorin e Gjirokastrës më 23 shkurt 1943, theksonte: “Ata që kritikojnë Partinë dhe Luftën nac-çl. i demaskoni, i luftoni, duke pasur kurdoherë parasysh që lufta të mos degjenerojë në një luftë civile” (Enver Hoxha, vepra vëll 1, f. 198)

Sikundër shihet Enver Hoxha porosit që lufta kundër bshkëpunëtorëve të fashizmit, të fillojë me demaskime, por pa degjeneruar në luftë civile. Lufta civile do të inskenohej në Shqipëri nga britanikët, sikundër u inskenua në Greqi. Ambasadori amerikan në Londër, John Winant, na e konfirmon plotësisht këtë objektiv në informatën që i dërgon Uashingtonit: “Pikëpamja e Ministrisë së Jashtme Britanike është: që në qoftë se Fronti Nacional-çlirimtar do të qëndrojë plotësisht nga e majta, një lloj lufte civile mund të shpërthente, dhe Zogu mund të kthehej.”(dokumenti I departamentit të shtetit : A.M1211/16/875.01/9-1944)

Ky është një devijim flagrant nga objektivi kryesor i koalicionit Antifashist, gjithashtu shkelje arbitrare dhe arrogante e Kartës së Atllantikut e firmosur nga vetë Çurçilli dhe Ruzvelti, për vetvendosjen e popujve të pushtuar nga fashizmi.

Legalistët e Abas Kupit, kur panë se gjermanët do të binin, u lidhën me britanikët, Filip Brond, në 4 korrik 1044, trasmeton: “Kupi nuk do të lejojë përparimin e mëtejshëm të Frontit NÇL në territorin e tij”(FO 371/43566/9513/R10629) Dhe në 31 korrik Forca Ajrore Ballkanike i raporton Departamentit të Shtetit Amerikan: “Kupi ka deklaruar se do t’i rezistojë çdo lëvizjeje partizane drejt Veriut, afër zonës së tij të Matit dhe në veri të Tiranës, ai ka siguruar ndihmë gjermane në transport, municione dhe furnizime ushtarake”(dokumenti i dep. të shtetit amerikan A M1211/16/875.01/7-3144)

Komandanti i Luftës Antifashste Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha, në korrik 1944 ndodhej para një kundërvënie të rrezikëshme të aleatëve anglo-amerikan ndaj Luftës NCL me pretekste ideologjike. Ishte një tentativë e paparashikueshme për të përçarë popullin shqiptar në territore Jug-Veri. Kjo dëshmi provon lidhjet e reaksionit zogist të Veriut me synimet strategjike të britanikëve për ta përdorur forcën mercenare të bajraktarëve të Veriut për luftën civile në Shqipëri. Abas Kupi tenton ta vërë zonën e veriut në dispozicion të zbarkimit të trupave britanike.

Si mund të quhet luftë civile dërgimi nga Stabi i Përgjithshëm i Divizionit të parë në zonën e Veriut të Shqipërisë, për të vënë nën kontroll territorin që përmbante kontigjente pro gjermane e që në fund të luftës u bënë pro britanikë? A mund të quhej i çliruar një vend, nëse në të gjithë teritorin e tij nuk do shkelte këmba e çlirimtarëve? Për ç’luftë civile flitet, ndërkohë që Abas Kupi po e kthente Shqipërinë e Veriut në një zonë zbarkimi për ushtrisë britanike, duke zëvëndësuar një pushtues me një tjetër? Ç’ndryshim ka se gjatë luftës, ballisto –zogistët u bashkuan me pushtuesin italo-gjermen, dhe pas luftës do të bashkoheshin me pushtuesin britanik? A nuk do të ishin të dy pushtues?!

Ballisto-zogistët për të siguruar pushtetin pas rënies së fashiszmit, të ndihmuar nga britanikët, do t’i hapnin luftë Frontit Nacinal-çlirimtar. Prandaj lufta kundër tyre ishte luftë për të mbajtur të pastëe territorin e Shqipërisë nga pushtuesit e rinj dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga Lufta civile, sikurse ndodhi në Greqi.

Në një dokument të Ministrisë së Jashtme angleze të datës 13 gusht 1944, thuhet: “Nuk është në interesat tona politike të perspektivës, që Lëvizja Nacionalçlirimtare të ketë nën kontrollin e vet të gjithë Shqipërinë”(Pro-F0 /371/43551, memorandum mbi gjendjen politike në Shqipëri, AIH, Tiranë)

Pra, problemin shqiptar, Inglitera e shikonte nga interesat e veta politike! Xhuliano Emeri, duke shpjeguar qëllimin e misionit “Maklin” sqaron: “Ne i nxitëm shtatmadhëritë tona të bëjnë presionet e nevojshme në drejtim të Hoxhës për ndërprerjen e furnizimeve dhe të propagandës në favor të lëvizjes NÇL, deri në kërcënimin e një okupacioni eventual britanik”( Amery J.”Sons ofdhe Eagle”, Londër 1948, f. 234-235)

Britanikët ngulën këmbë për të organizuar patjetër një aksion të përbashkët kundër gjermanëve, duke kërkuar zbarkimin e trupave të tyre në bregdetin tonë. Gjatë ditëve të aksionit Filip Brond informonte Londrën: ”Në se çdo gjë do të shkojë mirë, ne do të kemi mundësi ta mbajmë të pushtuar Shqipërinë”(W.Bland – J.Price, vep. e cit. f. 104 dokumenti FO 371/)

Për ç’luftë civile akuzohet Fronti Naciinalçlirimtar, sepse mbrojti Shqipërinë nga lufta civile që planifikonte Britania me mercenarët e saj ballisto-zogistët?!

Vëllavrasja si diversion i “luftës civile”

Përpjekja për ta zbutur termin “luftë civile” në” luftë vëllavrasëse”, është e stërholluar, sepse lind pyetja në emër të kujt, shqiptarët vranë vëllai vëllanë? Për ç’interesa u vranë? Kjo mund të përligjet me gjakmarrjen kanunore, e cila lidhet jo me motive politike dhe interesa të të huajve, por me doke e zakone shekullore. Ballisto-zogistët i vranë patizanët për interesa të të huajve me të cilët u lidhën, dhe, sepse ishin në shërbim të këtyre interesave, edhe u dënuan nga forcat partizane dhe gjyqet e popullit.

Vëllavrasje tek shqiptarët ka qenë fenomen historik. Gajtë perandorisë romake, u vranë mijra shqiptarë të Batos, nga ushtria romake për një tradhëti të shqiptarëve. Gjatë perandosrisë turke u varë mijra shqiptarë nga komandantë shqiptarë që ishin në shërbim të Turqisë, mes të cilëve edhe Ballaban Pasha.

Edhe Skënderbeu ishte në shërbim të Sulltanit, por nuk vrau asnjë shqiptarë për interea të pronës dhe të pushtetit të tij, përkundrazi ndihmoi që t’i çlironte shqiptarët nga pushtimi turk. Ali Pasha vrau mijra shqiptarë në Sul, në bregdet në Hormovë e Kardhiq, për interesat strategjike të perandorisë dhe të pronave të tij personale. Për interesa të të huajve i vranë edhe ballisto-zogistët shqiptarët. Këtu s’ka vëllavrasje, por mercenarizëm.

Në shkurt 1943 SIM–i i Korçës, njoftonte: “Safet Butka merr direktiva nga qeveria dhe zhvillon propagandë kundër komunisteve për të bindur popullin që të heqë dorë nga kjo luftë”(AQSH- Komanda superiore FFAA Albania Centro KorçaAl komando Superiore FF, AA, Uffico i nr.308/13, A 5 febrario)

Sikundër shihet, komandanti i ballit Safet Butka, i merte urdhërat për të luftuar komunistët, nga Merlika, që kryesonte qeverinë fashiste. Një nga detyrat që i ishin ngarkuar këtij ballisti, ishte të pengonte forcat partizane. Sipas raportit të prefektuarës së Korçës, Safeti në mbledhjen e ballistëve të qarkut, “kishte vendosur t’u bjerë komunistëve në shpinë, nëse këta do të tentojnë të mësyjnë qendrën e Ersekës”(AQU-Letër e komandantit të xhandërmërisësë Korçës dretuar Prefekturës. nr.5/1, 14 qershor 1943)

Buletini “Bashkimi” ka pasqyruar edhe fundin e Safet Butkës: “Safeti vrau veten pse e zunë me presh në duar. E zuri populli i Korçës dhe çetat nacionalçlirimtare kur Safeti kishte vjedhur në Rrëmbec më tepër se 150 kv grurë. Safeti kishte me vete edhe 300 laro bashibuzukë kur u rrethua, por me gjithë këtë kallaballëk, baruti i trimave të Safetit nuk ndezi, pse karshi tyre ishin çetat partzane që kishin ardhur t’i kërkonin llogari Safetit.”(“Bashkimi”- 4 tetor 1943)

Ne mendojmë se këto dokumente, autori i librit “Historia e Shqipërisë fillon edhe nga Butka”, duhet t’i ketë pasqyruar, sepse dhe kjo është pjesë e historisë shqiptare. Me gjithë respektin që kemi për plakun e Butkës, Historia e Shqipërisë fillon edhe nga Mitrovica e Mic Sokolit e Isa Boletinit, edhe nga Drenica e Azem e Shote Galicës, edhe nga Gjirokastra e Bajo dhe Çerçiz Topullit, edhe nga Ninati i Hasan Tahsinit, edhe nga Kanina e Ismail Qemalit, edhe nga Prekazi i Adem Jasharit e nga gjithë Shqipëria, e cila ka gjëmën e madhe të braktisjes.J.J