Modena, pranga 3 shqiptarëve, u sekustrohet drogë me vlerë 50 mijë euro

0

Tre shqiptarë janë vënë në prangat e karabinierëve si pjesë e një bande droge në Itali. Dy kg heroinë me vlerë 50 mijë euro u sekuestruan në qytetin e Modenas.

Sipas TvQui.it, 3 shqiptarët ishin pjesë e një bande të vogël shpërndarësish droge me 5 anëtarë, të cilët të gjithë ishin me precedentë të mëparshëm.

Përveç 3 shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, është vënë në pranga edhe një shtetas italian, banues në Puglia. Ndërkohë një shtetas tunizian po hetohet në gjendje të lirë.

Autoritetet italiane njoftonte se droga që vinte nga Shqipëria, ishte fshehur poshtë sediljes së një automjeti të parkuar në rrugën “Alassio” në Modena. Pas sekuestrimit të drogës në makinë, policia bastisi edhe në banesat e personave të arrestuar duke sekuestruar celularë 3500 euro para cash, të fituara nga trafiku i drogës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU