Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Armbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç

2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.