Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët. Në zonat jugore ka mundësi për reshje të izoluara gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 20°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë e ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C deri në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C.