Marc marquez ka 41 pikë avantazh karshi Valentino Rossit ndërkohë që ende nuk ka Ardhur mesi i sezonit në Moto GP. Një epërsi e madhe, madje e konsiderueshme për spanjollin e Honda, që duket se nuk do të ketë rivalë as këtë vit në Botëror. Kush mendon se Marquez do të luajë në “mbrojtje” në garat e mbetura të kampionatit gabon, pasi spanjolli nuk ka ndërmend të ndalet. “41 pikët avantazh nuk mbrohen duke lënë rivalët të fitojnë, duke duke dueluar për fitore, duke sulmuar”, u shpreh Marc Marquez, në prag të garës që do të zhvillohet ditën e diel në Gjermani.

“Ky kampionat ka shkuar mjaft mirë, pavarësisht se kam bërë edhe ndonjë gabim, por në përgjithësi kam qenë i shpejtë kudo ku kemi garuar. Rezultatet e deritanishme nuk janë rastësi, por është punuar shumë, ndërkohë që kemi përfituar edhe nga gabimet që kanë bërë rivalët tanë. Gara e Gjermanisë është e fundit për këtë pjesë të parë të sezonit, pasi do të jenë 3 javë pushim, ndaj është e rëndësishme që ta mbyllin këtë pjesë të kampionatit të shkëputur nga rivalët, në mënyrë që të punojmë të qetë gjatë verës dhe të jemi gati për pjesën e mbetur”, tha Marquez.