Për astronomët është bërë “ylli që nuk donte të vdiste”, “Eta Carinae”, që është rreth 7 500 vite larg Tokës dhe që 170 vite më parë i mbijetoi një shpërthimi diellor (ose yjor) duke e shndërruar në një prej yjeve më të shndritshme të Rrugës së Qumështit, rapoton ata.

Jehona e kësaj kataklizme arriti deri tek ne dhe studiuesit e universitetit amerikan të Arizonës dhe ata të teleskopit “Hubble”, të koordinuar nga Nathan Smith dhe Armin Rest, e kanë analizuar duke kryer një udhëtim mbrapa në kohë.

Në origjinë të këtij shpërthimi është një përplasje kozmike që ka përfshirë tre yje, dy prej të cilave janë bashkuar, sipas një analize të bërë në dy studime të publikuara në revistën shkencore “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.

Astronomët kanë studiuar jehonën e këtij shpërthimi, që është përhapur nëpërmjet reve ndëryjore. Për ta bërë këtë, ata kanë përdorur përveç imazheve të teleskopit hapësinor “Hubble”, edhe ato të teleskopëve të ndryshëm tokësor.

Sipas hipotezës së ngritur ky shpërthim yjor ka ndodhur në një të kaluar kozmike me protagonist yllin “Eta Carinae”, që ka gëlltitur një prej dy shokëve, duke lëshuar në kozmos materiale me sasi 10 herë atë të Diellit me një shpjetësi 20 herë më të lartë nga normalja. Një shpejtësi kjo që është e krahasueshme vetëm me atë të materialit që del nga shpërthimi i një supernova.

Ky material, shpjegojnë autorët e kërkimit, ka krijuar më pas renë prej gazi “Nebuloza Omunkolo”, që rrethon “Eta Carinae”.

Për Smith, “studimi i kësaj jehone përfaqëson alternativën më të mirë të udhëtimit në kohë. Është mbreslënëse se si, ndryshe nga ajo që ndodh me supernovat, Eta Carinae ka arritur të mbijetojë nga ky shpërthim diellor”.