NASA po përgatitet rikthimi i njeriut në Hënë për 10-vjeçarin e ardhshëm, por ky mision do të paraprihet nga ato robotike, që do të jenë gati në vitin 2019.

”Do të duhen të dërgohen instrumente dhe teknologji në siperfaqen e Hënës për të përgatitur hapat e reja te njeriut”, tha ajo.

Këto misione do të mundësojnë veprimet e para robotike në Hënë.

NASA tha se i ka besuar Steve Clarke rolin e zëvendësadministratorit për eksplorimet në divizionin e kërkimeve shkencore.

Klarke hyri në NASA në vitin 2000 si përgjegjës i inxhinierisë robotike, pas një periudhe në Shtëpinë e Bardhë në Departamentin e Politikës Shkencore dhe Teknologjike.

Në pozicionin e ri në NASA, ai do të shërbejë si drejtues i ekspeditave, i komunitetit shkencor si dhe i marrëdhënieve me kompanitë e interesuara për zhvillimin e stategjisë së zbulimeve robotike.j.j