Forcimi i marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë janë në përfitim të Aleancës, të Serbisë dhe të gjithë rajonit, deklaruan liderët e NATO-s në një deklaratë të përbashkët gjatë samitit të Aleancës në Bruksel.

“Ne mirëpresim progresin e vazhduar të bërë për të ngritur partneritetin NATO-Serbi dhe mbështesim më shumë dialog politik dhe bashkëpunim praktik me këtë synim. Ne ripërsërisim nevojën për progres të vazhduar në dialogun e mbështetur nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të sjellë një normalizim të marrëdhënieve, të përfshirë në një marrëveshje ligjërisht detyruese”, thuhet në këtë deklaratë.

“Ne inkurajojmë të dyja palët që të përshpejtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe të implementojnë plotësisht marrëveshjet kryesore”, shprehen krerët e NATO-s sipas kësaj deklarate.

“Prania e NATO-s në Kosovë, kryesisht nëpërmjet Forcave të Kosovës të drejtuara nga NATO-ja (KFOR), kontribuon për një mjedis të sigurit, duke punuar në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës dhe BE-në… çdo ndryshim në lidhje me focat e NATO-s mbetet i diktuar nga kushtet dhe jo nga një kalendar”, thekson kjo deklaratë. j.j