Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë Perikli Dhales.

Ai ka qenë ish-lojtar i njohur i Tiranës, por edhe ish-kryetar i PD, njësia 8 në kryeqytet.

Lajmin e trishtë e ka dhënë në Facebook Ervis Xhako, ish-përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Median në Bashkia Tiranë. Ai njofton se ceremonia mortore mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e Tufinës.