Jemi mësuar që çdo mëngjes të vendosim deodorant dhe të nisemi për në punë. Mirëpo pas disa orësh, fillon e ndjen se era e djersës fillon të mposhtë atë të freskisë.

Sipas dermatologëve kjo ndodh sepse trupi juaj mund të bëhet imun ndaj deodorantëve.

Dr. Rebeca Baxt, dermatologe dhe eksperte mjekësore ka thënë se përdorimi i një deodoranti, synon mposhtjen e baktereve përgjegjëse për aromën e pakëndshme të djersës dhe kur ju përdorni për shumë gjatë të njëjtin lloj, është e mundur që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj kimikateve që përdoren për t’i eleminuar ato.

Nëse dyshoni se deodoranti juaj nuk po funksionon më, ndërrojeni atë. Deordoranti duhet të ndërruar çdo gjashtë muaj.