Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i nënstacionit të ri 110/20 kV”, në Fier. Shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse në shumën totale prej 1 454 376 lekësh.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a., si subjekti kërkues i këtij shpronësimi, sikundër edhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë.

Shpronësimi do të fillojë pas hyrjes në fuqi të vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a., fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të OSHEE, sh.a-së.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit.j.j