Ndoshta burri ju lejon kështu, por vjehrra kurrsesi (FOTO)

0

Mbajtja e dhomës pastër gjatë fëmijërisë ka qenë një problem i vjetër, por kur rritemi menaxhimi i kësaj rrëmuje duhet marrë më seriozisht.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që kur postojmë një foto nga ambientet e shtëpisë do dalë gjithmonë diçka që do të na turpërojë, ndaj është mirë të tregoheni të kujdesshëm.

Alyssa, një vajzë e lezetshme është mburrur në internet duke postuar një foto që tregonte fustanin e bukur me të cilin do të shkonte në një party.

Ajo shpresonte se do të lexonte komente që do e komplimentonin për veshjen e saj të bukur dhe lyerjen që kishte bërë në fytyrë, por gjërat nuk shkuan siç duhet.

Dhoma, e cila duket shumë qartë në foto, ishte rrëmujë, rroba dhe mbeturina të hedhura kudo, madje shokët dhe shoqet janë tallur duke i thënë se aty ndodhej edhe një mi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU