Këto ditët e fundit është përhapur lajmi se aktori mjaft i preferuar për femrat është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është prekur nga “burnout syndrome”, një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Mediat shkruanin se Burak Ozçivit, i njohur si “Kemali” ka vizituar një psikolog dhe i ka thënë këto fjalë: “Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”.

Por vetë aktori ka mohuar gjithçka. “Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin,”- ka thënë aktori.