Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi sot presionin ndaj Ankarasë, tashmë me një ekonomi të brishtë, duke njoftuar një rritje të konsiderueshme të tarifave të importit të çelikut dhe aluminit turk.

Trump me anë të një postimi në Twitter njoftoi dyfishimin e tarifave doganore ndaj çelikut dhe aluminit me origjinë nga Turqia, ndërkohë që monedha e tyre, lira turke po regjistron një zhvlerësim të shpejtë kundrejt dollarit tonë të fortë.

Shtëpia e Bardhë vendosi në muajin mars tarifa shtesë doganore në nivelin e 25% dhe 10% ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, kjo nënkupton se këto produkte tani do të taksohen respektivisht me 50% dhe 20%.

Donald Trump u shpreh se marrëdhëniet me Turqinë nuk janë të mira në këto momente.

Ky njoftim vjen në fakt në një moment kur Turqia po përjeton një krizë të thellë diplomatike me SHBA për çështjen e një pastori amerikan të arrestuar nga Ankaraja. Këto dy aleatë të NATO-s vendosën javën e kaluar sanksione reciproke kundrejt zyrtarëve të qeverive.