Është rikthyer në skenën muzikore pas një mungese relativisht të gjatë. Në formë dhe provokuese. Është fjala për Tunën, e cila ka publikuar dje këngën e re “Chonga”, një këngë vere realizuar me një klip mjaft ritmik dhe ngjyra të gjalla.

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi prej më shumë se një viti ishte tërhequr nga muzika për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj Tian. Ajo ju përkushtua tërësisht familjes dhe rritjes së djalit, i cili pak muaj më parë mbushi 1 vjeç.

Me sa duket tashmë është koha që Tuna t’ju kthehet sërish edhe angazhimeve profesionale.