Në Tiranë 38 gra janë në qeli, se iu kundërvunë dhunës në familje

0

Dhuna në familje, dhe përkatësisht dhuna ndaj grave është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes.

Në Tiranë, në burgun “Ali Demi” janë plot 38 gra të cilat vuajnë dënimin e tyre për krime të cilat i kanë kryer si pasojë e dhunës në familje.

Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha  e burgut të grave, Xhoi Jakaj për Report TV.

Sipas saj, këto gra vuajnë dënimin pasi të gjendura përballë dhunës në familje, zgjodhën që të kryejnë veprat penale.

“Konkretisht ka 38 gra që janë brenda për shkak të dhunës dhe që dhuna ka qenë ajo që i ka sjellë në këto dyer” tha ajo.

Një tjetër fakt interesant është se ndryshe nga burgjet e tjera, në burgun e grave nuk është problemi i mbipopullimit, pasi janë vetëm 94 gra të dënuara.

“Ne kemi poshtë kapacitetit dhe mendoj që në një shoqëri që mbart shumë probleme, 94 gra nuk janë shumë” deklaroi drejtoresha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU