Nga Françesko Muçaj/

Rajoni ynë, Ballkani, prej kohësh, prej shekujsh ka qenë zona më e nxehtë, në Evropë, ku mjaftonte veç një shkëndijë, për të ndezur një zjarr të pamenaxhueshëm.

Disa vende, e popuj të rajonit, të nxitur nga shkaqe të brendshme, por edhe nga faktorë madhor të jashtëm, kanë pas zgjedhur të jetojnë të larg edhe pse afër, fqinjëve të tyre, të ndikuar edhe nga stereotipet e krijuar nga masmedia dhe sektorë të caktuar të opinionit publik. Shumë prej vendeve të rajonit, për kohë të gjatë kanë pas jetuar në të kaluarën, me paragjykime dhe linja të zjarrta, duke i penguar që të jetojnë të tashmen dhe së bashku me fqinjët të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët, mbi të gjitha për të forcuar vendet tona, e cila arrihet nëpërmjet një rajoni më të fortë dhe vetëm të bashkuar rreth projekteve të përbashkëta.

Përspektiva e përbashkët evropiane, ndikimi i Gjermanisë dhe veçanërisht i Kancelares Angela Merkel, dhe normalisht shtysa dhe siguria që i jep politika e SHBA gjithë këtij procesi, sot na ka mundësuar një rajon me perspektivë të qartë vetëm të përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen.

Samiti i Berlinit, në Gusht 2014, ishte fillesa e një rruge të re, të përbashkët dhe të pakthyeshme.

Vijimi i dëshmisë së kësaj rruge të përbashkët, ishte vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beograd në Nëntor 2014 dhe kthimi i vizitës zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Serbisë, Z. Aleksandër Vuçiç. Por kaq normale që nuk mjafton, sepse për vijimin e një rruge të përbashkët, duke lënë pas krahëve në të shkuarën të gjithë zinxhirat dhe plagët që na kanë përplasur dhe ndarë, duhet mbi të gjitha, edhe mbi projektet e përbashkëta për zhvillim që BE dhe Samiti i Berlinit ka parashikuar për Rajonin tonë, të ndërtojmë ura bashkëpunimi, mirëkuptimi midis popujve tanë.

Popujt tanë nuk mund të vazhdojnë të jenë fqinjë dhe larg, nuk mund që një shqiptar të njohë më mirë realitetin social dhe politik në Korenë e Veriut dhe një serb të jetë më shumë i informuar mbi detajet e Samitit të nesërm të Singaporit, dhe mos të njohin aspak njëri-tjetrin, por ta gjykojnë mbi paragjykime, të kenë fobi reciproke.

Këto ditë në Beograd, përgjatë Konferencës mbi “ Të ardhmen e përbashkët të Rajonit në BE “ dhe “ Proceset Eurointegruese na bashkojnë “, kuptova nga afër se, ende sot, qytetarët serb nuk na njohin aspak. Ata që nuk e kanë pasur mundesinë të vijnë asnjë herë në Shqipëri, kanë frikë nga mënyra se si do i prisnim, se si ne i shikojmë, mëndojnë se ne duam të jetojmë me mure, perde dhe gardhe në Rajon, midis vendeve dhe popujve tanë.
Prof. Dok Dejan Miletic, Drejtuesi i Institutit Serb për Demokraci dhe Globalizim, përgjatë prezantimit, e prezantoi Shqipërinë si vendin me rritjen më të lartë ekonomike, institucionale dhe më reformuese në rajon. Po ashu, prezantoi se shkëmbimet tregëtare midis Sebisë dhe Shqipërisë ishin në nivele shumë të larta. Por nuk dinte të thoshte asgjë mbi bashkëpunimin Rajonal midis shteteve tona, midis popujve tanë. Pse ? Sepse stereotripet i pengonin.

Përgjatë fjalës time në konferencë shpreha se ne si shqiptarë, nuk jemi peng i asgjëje, në jëtën tonë të përditshme asnjë herë nuk i paragjykojmë jo vetëm fqinjët serb, por asnjë popull. Në Shqipëri, çdo shqiptar dëshiron të jetojë në paqe dhe bashkëpunim me fqinjët, dëshiron që gjithë Rajoni të jetë bashkë me pjesën tjetër të Evropës në Bashkimin Europian.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë, se duke bashkëpunuar fort në të tashmen për një të ardhme të përbashkët, do të sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët e secilit shtet. E shkuara i përket historisë dhe çdo pjesë të saj, do e gjykojë historia, ne nuk kemi në dorë asgjë për të ndryshuar të shkuarën,por sot, ne mund të rregullojmë çfarë është bërë gabim, të besojmë të njëri-tjetri dhe te vlerat e përbashkëta evropiane.

Rinia, është ajo që mund të ndërtojë më shpejt urat e bashkëpunimit midis popujve. Ura bashkëpunimi dhe shkëmbimi arti, kulture, sporti, projekte të përbashkëta rajonale në politika rinore dhe prezantimin e vendeve tona. Rinia është jashtë çdo lloj paragjykimi dhe zixhiri të së shkuarës, është ajo që ka energjinë, forcën dhe pastërtinë për të arritur ndryshim nëpërmjet afrimit. Si një i ri, shqiptar, por edhe socialist, nuk kishte asgjë më të bukur, kur kolegë dhe bashkëmoshatarë serb dhe malazezë, më thanë :

Ne kemi shok Kyretarin tuaj të FRESSH, Eljo Hysko ne kemi shoqe dhe bashkëpunojmë me Ana Abdi, Sekretaren e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në FRESSH, apo edhe kur thanë që ne kemi qenë në Tiranë, kemi marrë pjesë te BEOGRANA.

BEOGRANA, Konferenca e PARË RINORE midis dy rinive tona, u realizua më inisjativën, propozimin dhe organizimin e FRESSH. Dhe ajo farë, sot ka çelur.

Të rinjtë dhe të rejat, drejtuesit e Insitututeve, apo Deputetin e Parlamentit të Republikës së Serbisë, Kryebashkiakun e Sabac, i ftuam në Shqipëri, për vizitë dhe turizëm. Ne kemi shumë çfarë t’i ofrojmë rajonit, ata kanë shumë cfarë të zbulojnë te ne. Është e sigurt se do të mahnitemi me njëri-tjetrin.

E ardhmja iu takon të gjithëve, mjafton që të hapim mendjet dhe zemrat, të pranojmë të shkuarën, të nxjerrim mësime prej saj, gjithësecili të tijat, dhe sigurisht sot të bashkëpunojmë për të nesërmen e përbashkët.

Nën perspektivën europiane, me shtysë dhe mbështetje të plotë dhe të fortë amerikanë dhe evropiane, dhe sigurisht me sinqeritet dhe përkushtim të popujve të rajonit, e ardhmja do të jetë më e mirë dhe e sigurt për të gjithë ne.

Ne, rinia Eurosocialiste e Shqipërisë jemi flamurtarë të saj. Puna jonë për afrim me vendet dhe popujt e rajonit ka qenë gjithmonë efiçente, dhe do të jetë edhe më frytdhënëse në rrugën eurointegruese.