Dita e madhe më në fund mbërriti. Sot është dita e Cristiano Ronaldo. Vetëm para pak momentesh është mbyllur prezantimi zyrtar i yllit portugez, i cili nga ky moment është një futbollist me fuqi të plotë i Juventus. Prezent në konferencën për mediat, ishte edhe mamaja e CR7, që ndërhyri duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Vetëm pak kohë më parë, Dolores Aveiro kishte dhënë një intervistë, në të cilën fliste për të ardhmen e të birit, duke pranuar se shpresonte te një rikthimi i tij te Manchester. Pikërisht në lidhje me këtë, mamaja e yllit portugez përgënjeshtroi sot lajmin: “Jo, nuk është absolutisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për zgjedhjen që ka bërë. Një aventurë e re, një jetë e re. Unë gjithsesi do të rikthehem të jetoj në Portugali”.j.j