Mos dilni nga shtëpia sidomos gjatë orëve të pikut nga ora 10 deri pas orës 16:00. I këshilloj krahas të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, të pijnë sa më shumë lëngje.

Ujë është ndoshta ilaçi më i mirë për të nxehtin dhe mos ekspozimi. Edhe nëse për një arsye emergjente detyrohen të dalin edhe pse është shumë vapë të vënë kapele dhe të visheni me krahë të gjata.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist

Stina e verës shtohen më tepër viruse dhe problematika shëndetësore, ndaj këtë periudhë numërohen mjaft helmime. Qsut ka rreth 130 vizita çdo ditë të pacientëve që paraqesin simptoma të helmimit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon arsyet se përse infeksionet shtohen gjatë verës.

Ne frekuentojmë plazhe, liqen, det dhe pishina. Këto shkaktojnë infeksione, të cilat shoqërohen me temperaturë, me të vjella, me të rënie të fikti.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist

Referuar rastit të helmimeve të gati 40 personave në dasma të një lokali në elbasan, tre prej tyre erdhën në qsut për ndihmë mjekësore midis të cilëve edhe një grua shtatzanë,. Mjeku pipero tregon se gjatë kësaj stine kujdesi për ushqimin duhet të jetë më i madh sidomos nga pronarët e të tilla ambientëve ku siguria ushqimore mbetet gjëja më e rëndësishme

Qytetarët por edhe pronarët e lokaleve sepse në një dasëm duhet që siguria të jetë maksimale.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist
Mjeku informon se edhe pushuesit në plazhe duhet të kenë kujdes nga ekspozimi në diell/

/Shqiptarja.com